PROFESOR m.

1. Titull që u jepet punonjësve të institucioneve të larta arsimore e kërkimore-shkencore, punonjësve të prodhimit e të institucioneve të ndryshme, që kanë një përvojë të pasur dhe kryejnë ose drejtojnë në një nivel të lartë punën mësimore shkencore, zgjidhin nga ana teorike e praktike probleme të rëndësishme të ekonomisë e të kulturës socialiste, udhëheqin kualifikimin shkencor të punonjësve të tjerë dhe kanë përgatitur ose kanë botuar vepra shkencore origjinale të një cilësie të lartë ideologjike e shkencore; ai që mban këtë titull. Profesori i gjuhës shqipe.

2. bised. Ai që jep mësim në një shkollë të lartë a të mesme; mësues. Profesori kujdestar. Profesori i historisë (i letërsisë, i kimisë).