profetizoj
PROFETIZOJ kal.
1. fet. Parathem, gjoja i frymëzuar nga zoti, atë që do të ngjasë më vonë, them profeci (sipas besimeve mistike fetare).
2. fig. Parashikoj e paralajmëroj atë që do të ndodhë më vonë, duke u mbështetur në njohjen e thellë të ligjeve të zhvillimit të shoqërisë. Karl Marksi profetizoi shembjen e kapitalizmit dhe triumfin e socializmit.