profil
PROFIL m.
1. Pamja e fytyrës së një njeriu kur shikohet brinjazi; pamje anësore e një sendi. Duket në profil. Rri në profil rri në një mënyrë të tillë që dikush ta shohë brinjazi. E fotografoi në profil.
2. spec. Paraqitja e një sipërfaqeje, e një sendi etj. në rrafshin pingul; prerje pingule e një sipërfaqeje, e një sendi etj. Profili i ndërtesës (i fabrikës). arkit. Profili i rrugës (i hekurudhës). ndërt. Profilet e tokës. gjeol. Tokë me profil të cekët. gjeol.
3. fig. libr. Drejtimi kryesor i veprimtarisë së dikujt; tërësia e tipareve themelore të diçkaje. Profili krijues i një shkrimtari. Profili kombëtar i teatrit. Shkollë me disa profile (me profil bujqësor).