PROFILAKTIK mb.

1. Që ka të bëjë me profilaksinë, i profilaksisë; që shërben për ta ruajtur dikë a diçka nga sëmundjet; parandalues, parambrojtës. Masa profilaktike. Shërbimi profilaktik. Vaksinim profilaktik. Për qëllime profilaktike.

2. Që e ruan diçka nga dëmtimi, nga prishja e parakohshme etj.; parandalues, parambrojtës.