PROGRESION m. mat.

Varg numrash që vijnë duke u rritur a duke u zvogëluar, në të cilin ndryshimi ose raporti ndërmjet dy numrave që ndjekin a paraprijnë njëri-tjetrin është kurdoherë i njëjtë. Progresion aritmetik varg numrash, të cilët vijnë duke u rritur në mënyrë të atillë, që ndryshimi në mes të dy numrave të njëpasnjëshëm është kurdoherë i njëjtë (p.sh. 2,5,8,11,14...). Progresion gjeometrik varg numrash, në të cilin herësi që del nga pjesëtimi i numrit që vjen pas me numrin e mëparshëm është kurdoherë i njëjtë (p.sh. 2,4,8,16,32...).