progresiv
PROGRESIV mb. libr.
1. Që shkon përpara, që bën hapa përpara, që ecën në drejtim të përparimit; kund. regresiv. Proces progresiv. Ndryshime progresive.
2. I përparuar. Norma progresive. Mesatarja progresive.
3. Që vjen duke u rritur a duke u shtuar; përparues. Forma progresive e sëmundjes. Taksë progresive taksë në vendet borgjeze mbi një të ardhur a fitim, që vjen duke u shtuar sipas rritjes së fitimit.