PROJEKTUES m.

Ai që bën projektin e ndërtimit të një shtëpie, të një vepre industriale, të një qendre banimi etj.; ai që merret me projektimin e diçkaje. Projektuesit e hidrocentralit (e uzinës, e punimeve). Projektuesit dhe ndërtuesit. U bë projektues.


PROJEKTUES mb.

1. Që merret me projektimin e objekteve që do të ndërtohen, që bën projektin e diçkaje; që bëhet për projektimin e një ndërtese etj. Inxhinier projektues. Institut projektues. Punë projektuese.

2. Që shërben për të shfaqur në ekran një film, një diapozitiv etj. Aparat projektues.