PROLETAR m.

1. Punëtor me mëditje në shoqërinë kapitaliste, i cili nuk ka asnjë mjet prodhimi, nuk zotëron asgjë tjetër përveç fuqisë së krahut, që është i detyruar t'ia shesë kapitalistit për të mos vdekur nga uria; pjesëtar i klasës së proletariatit. Proletarët e qytetit (e fshatit). Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!

2. hist. Qytetar i shtresës më të varfër e më të ulët në Romën e Vjetër.


PROLETAR mb.

1. Që ka të bëjë me proletarët ose me proletariatin, i proletarëve ose i proletariatit; që përbëhet nga proletarët ose mbron interesat e proletariatit; që është karakteristik për proletarët, që frymëzohet nga idealet e proletariatit dhe i pasqyron ato. Parti proletare. Familje proletare. Ideologji proletare. Partishmëri (frymë) proletarë. Botëkuptim proletar. Disiplinë proletare. Heroizëm proletar. Thjeshtësi (ndërgjegje) proletare. Moral (humanizëm) proletar. Virtyte proletare.

2. Që zhduk pronën private mbi mjetet e prodhimit dhe e shndërron atë në pronë të të gjithë shoqërisë, që shkul nga rrënjët shfrytëzimin e njeriut nga njeriu dhe e vë proletariatin në krye të pushtetit shtetëror; që është në dobi të proletariatit, që u shërben qëllimeve të proletariatit. Revolucion proletar. Diktaturë proletare. Politikë (vijë) proletare. Demokracia proletare është demokraci e vërtetë.