PROLETARIZUAR mb.

1. Që është kthyer në punëtor me mëditje, që është proletarizuar (në vendet borgjeze). Zejtar (fshatar) i proletarizuar.

2. Që është plotësuar me proletarë, që ka një numër të madh proletarësh a punëtorësh në radhët e saj, që ka një përbërje të tillë, ku mbizotërojnë punëtorët (për një parti të proletariatit). Parti e proletarizuar.

3. Që ka marrë tiparet e proletarit a të proletariatit, që jeton, mendon e vepron si proletar. Njeri i proletarizuar. Ushtri e proletarizuar.