prolog
PROLOG m.
1. let. Hyrje në një vepër letrare (roman, dramë etj.), zakonisht në trajtë monologu, që e lidh lexuesin me temën e veprës ose e njeh me disa ngjarje që kanë ndodhur më parë, por nuk trajtohen në vepër; kund. epilog. Prologu i romanit (i dramës, i filmit).
2. fig. Ngjarje ose varg ngjarjesh që i prijnë një dukurie me përpjesëtime të mëdha e të rëndësishme. Prologu i Nëntorit tonë të lavdishëm.