pronësor
PRONËSOR mb.
1. Që ka të bëjë me pronën, që i përket pronës, i pronës. E drejta pronësore. Shndërrime pronësore.
2. gjuh. Që shënon një tipar a një send, i cili zotërohet nga dikush a nga diçka ose dëshirohet të ketë dikush a diçka (për fjalët e përbëra si zemërgur, shpatullgjerë, syzezë, ujëshumë etj.). Kompozita pronësore.