PROPAGANDOJ kal.

1. Zhvilloj veprimtari të gjerë me shtyp, me radio, me fjalime etj. për të përhapur e ngulitur në masat një doktrinë a një ide, dije të caktuara etj., për t'i bindur e mobilizuar për diçka etj.; bëj propagandë, merrem me propagandë. Propagandoj idetë e komunizmit (idetë ateiste). Propagandoj të renë (teknikën e përparuar).

2. keq. Mundohem t'i mbush mendjen dikujt me fjalë të zbrazëta e të gënjeshtërta. Propagandonin gënjeshtrat e imperialistëve.