PROPOZOJ kal.

1. I parashtroj dikujt një mendim për diçka që ta shqyrtojë e ta miratojë; jap një mendim për ta zgjidhur diçka që diskutohet. Propozojnë punëtorët. Propozoi një zgjidhje të re. Propozoi të krijohej një komision.

2. Shpreh mendimin që dikush të zgjidhet në udhëheqje të një organi ose të jetë anëtar në një organizate, në një këshill etj. E propozuan për kryetar kooperative (për anëtar të komitetit të rinisë).

3. bised. I bëj një vajze kërkesën për t'u fejuar dhe për t'u martuar me të. I propozoi të fejoheshin (të martoheshin).