PROSHKËT mb.

1. I njomë, i freskët, që sapo është këputur (për pemët, perimet). Fiq të proshkët. Sallatë e proshkët.

2. Që sapo është pjekur ose është zier, që sapo ka dalë nga zjarri, taze, jo bajat, jo i ndenjur; që sapo është bërë, i njomë, i butë (për disa gatesa e ushqime). Bukë e proshkët. Gjellë e proshkët. Djathë i proshkët.