PROTAGONIST m.

1. let. Personazhi kryesor i një vepre letrare (kryesisht në prozë); personazhi kryesor pozitiv, heroi kryesor. Protagonisti i veprës.

2. teatër. Aktori që luan rolin kryesor në një pjesë teatrale. Roli i protagonistit.

3. fig. Ai që luan rolin kryesor në një punë, në një veprimtari a në një ngjarje.