proteinë
PROTEINË f. biokim.
Lëndë organike, që gjendet si pjesë përbërëse themelore e qelizave në organizmat e gjalla e në bimët dhe është e domosdoshme për jetën e tyre. Proteina bimore (shtazore). Proteina të thjeshta (të përbëra). Ushqime me proteina. Përmban (ka) proteina.