PROTOKOLL m. zyrt.

1. Procesverbal. Protokolli i mbledhjes. Protokolli i organizatës-bazë të partisë. Mbaj protokollin. E shënoi në protokoll.

2. Regjistër në të cilën shënohen shkresat e një zyre; bised. zyra ku mbahet ky regjistër. Numri i protokollit. E regjistroi në protokoll.

3. dipl. Tërësi rregullash për ceremonitë e ndryshme që bëhen për pritje e për përcjellje zyrtare; zyra që merret me pritjet e me përcjelljet zyrtare në dikasteret që kanë të bëjnë me botën e jashtme. Drejtoria (dega) e protokollit.

4. Marrëveshje që bëhet ndërmjet dy palëve për shkëmbimet ekonomike, kulturore, shkencore etj, dokumenti që përmban pikat e kësaj marrëveshjeje. Protokoll ndërmjet dy universiteteve (dy akademive). Protokoll për shkëmbim mallrash. Nënshkrimi i protokollit.