PROTOTIP m.

1. Tipi i parë, fillestar i diçkaje që është përsosur më vonë; gjedhja e parë e një makine, e një mekanizmi etj. që prodhohet para fabrikimit në seri. Prototip anijesh (aeroplanësh). Prototipi i mikroskopit.

2. Njeri a diçka që merret si shembull, tipi më i përkryer në llojin e vet; ai që formon tip të veçantë sipas cilësive a tipareve që ka. Prototip i njeriut të ndershëm.

3. let. Njeriu i vërtetë që mishëron tiparet kryesore të një grupi njerëzish dhe i shërben shkrimtarit për të krijuar një tip të caktuar në veprën e tij letrare. Prototipi i komunistit (i njeriut tonë të ri, i punëtorit, i luftëtarit, i malësores sonë trime).