PROVERB m. folk.

Fjali e shkurtër, që shpreh një mendim të plotë, të figurshëm e të mprehtë, i cili përgjithëson përvojën e shumë brezave dhe zakonisht përmban një mësim të urtësisë popullore për jetën e për dukuritë e ndryshme të saj; fjalë e urtë (p.sh. «Që në gusht, e nga një grusht»; «Puna është faqebardhë»; «Buka e botës, laku i kokës»; «Një krimb than një lis»; «Njeriut iu bëj njeri, ariut iu bëj ari» etj.). Proverbat e popullit tonë. Një tufë proverbash. Mbledh proverba.