provim
PROVIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PROVOJ, PROVOHEM. Provimi i lagështisë.
2. Punë me shkrim ose me gojë, që bëjnë nxënësit e studentët për të kontrolluar shkallën e njohurive të fituara, për të kaluar klasën, për të marrë një gradë a kategori të re etj. Provimet vjetore (e fundit, përfundimtare). Provimet e klasës (e pjekurisë, e pranimit). Provimet e shtetit. Provim me gojë (me shkrim). Provim në gjuhë (në letërsi, në fizikë). Pyetjet e provimit. Fleta e provimit. Rregullorja e provimeve. Komisioni i provimit. Dha provimin. Hyri (u paraqit) në provim. E mori në provim. U rrëzua në provim.