PROVINCIAL mb.

1. Që i përket provincës, i provincës; që është ose bëhet në provincë; që banon e punon në provincë (për vende të tjera). Qytet provincial. Spiral provincial. Familje provinciale. Autoritetet provinciale.

2. mospërf. Që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar. Njeri provincial. Jetë provinciale.

3. gjuh., vjet. Dialektor; krahinor. Gjuhë provinciale. Fjalor provincial.

4. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit.