provokoj
PROVOKOJ kal.
1. Nxit turbullira e përleshje në radhët e lëvizjes punëtore revolucionare, në grevat etj. me anë agjentësh të fshehtë, me qëllim që ta shkatërroj atë para kohe, të zbuloj udhëheqësit etj.
2. E nxit dikë me qëllim të keq që të veprojë haptas e të zbulojë kështu synimet e mendimet e veta; ngallmoj. E provokoi me fjalë. Ai e kishte provokuar i pari.
3. Ndërhyj me armë kundër një vendi tjetër të pavarur për të krijuar trazira e shkaqe për ndërhyrje të armatosur, bëj provokacion.