provokues
PROVOKUES m.
Ai që provokon dikë për t'ia arritur një qëllimi të caktuar; ai që bën një provokim, provokator.
PROVOKUES mb.
Që të provokon, që ka qëllime provokimi; që fsheh në vetvete një provokim, që ka karakter provokimi; që shpreh një provokim. Politikë (veprimtari) provokuese. Qëllime (synime) provokuese. Mbledhje provokuese. Forca provokuese. Metoda provokuese. Sjellje provokuese. Qëndrim provokues. Fjalë provokuese. Vështrim provokues. Buzëqeshje provokuese.