PRURËS m.

1. Ai që mbart diçka nga vendi ku është dhe e sjell afër; ai që sjell diçka me vete. Prurësi i mallrave. Prurësi i librit. Prurësi i letrës (i lutjes). Prurësi i topit. usht. numëror i topit që përgatit predhën dhe ia jep mbushësit.

2. Ai që vjen dhe njofton për diçka, ai që sjell një lajm. Prurësi i lajmit (i përgjigjes, i të falave).

3. Qenie që mbart e përhap një sëmundje ngjitëse, ai që sjell një sëmundje. Prurësi i epidemisë (i gripit, i fruthit).

4. tek., usht. Mekanizëm në një armë zjarri, i cili e shpie fishekun a predhën në folenë e tytës ose të grykës së zjarrit. Prurësi i fishekut. Leva e prurësit. Krahu i prurësit.

5. Radiostacion i vendosur në afërsi të një aerodromi, që jep sinjale për të drejtuar pilotët gjatë uljes ose kur humbasin drejtimin. Prurës i afërt (i largët).