PRURJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes BIE II.

2. edhe ~E, ~ET. Sasia e ujit e shprehur me metra kub ose me litra në një sekondë që llogaritet se rrjedh në një prerje tërthore të lumit, të kanalit etj.; çdo gjë që sjell me vete rrjedha e lumit, e një kanali etj. Prurja më e madhe (më e vogël, mesatare, e zakonshme). Prurje e ngurtë prurje me lëndë të ngurta, si gurë, zhavorr etj. Prurjet e lumenjve (e përrenjve). Matin prurjen. Pastruan shtratin e lumit nga prurjet.