PSHERËTIMË f.

Marrja e frymës thellë dhe nxjerrja e saj me forcë, zakonisht kur jemi të brengosur a të mërzitur, kur kujtojmë me mall dikë a diçka, kur çlirohemi nga një ankth etj.; veprimi që bëjmë dhe zhurma që dëgjohet kur psherëtijmë. Lëshoi një psherëtimë. Dëgjoheshin psherëtima.