psikanalizë
PSIKANALIZË f. psikol. filoz.
Teori idealiste në psikologjinë borgjeze, që e shkëput psikikën nga kushtet e shkaqet materiale dhe gjendjen psikike e veprimet e njerëzve i sheh si shfaqje të pasioneve e të instinkteve të pandërgjegjshme; metodë për mjekimin e sëmundjeve nervore e psikike në bazë të kësaj teorie; një nga rrymat e filozofisë së sotme borgjeze, që e shpjegon në mënyrë idealiste e irracionale ndërgjegjen e njeriut, si edhe gjithë zhvillimin e shoqërisë njerëzore.