PSIKIATRI f. mjek.

1. Degë e mjekësisë që merret me studimin dhe me shërimin e sëmundjeve psikike a mendore. Specialist në psikiatri.

2. bised. Spital a pavijon i posaçëm në një spital ku mjekohen ata që vuajnë nga sëmundjet psikike; sektor i veçantë në një poliklinikë, ku vizitohen këta të sëmurë. U shtrua në psikiatri.