PUÇ I m. libr.

Grusht shteti që organizohet në fshehtësi nga një grup i kufizuar njerëzish, të cilët nuk kanë asnjë mbështetje në popull; rrëzimi i pushtetit shtetëror dhe marrja e tij me këtë rrugë. Puç fashist (kundërrevolucionar, ushtarak). Organizojnë puçe. U zbulua një puç. U dështoi puçi.


PUÇ II m.

1. Maja e kokës, but. Në puç të kokës. I dhemb puçi i kokës.

2. Maja e vezës. I përplasnin vezët nga puçi.

  • Janë në majë e në puç shih te MAJ/Ë,~A.