pudros
PUDROS kal.
1. Bëj me pudër; i vë një shtresë të hollë pudre; i hedh pak pudër përsipër. Pudrosi fytyrën (duart, këmbët). Pudrosi fëmijën. Pudrosi plagën.
2. I hedh diçkaje në sipërfaqe pak miell, sheqer, çimento etj.; mbuloj dikë a diçka me një shtresë shumë të hollë pluhuri të imët; e bëj me pluhur a me dhe. E pudrosi me sheqer (me miell). I pudrosi me pluhur. Pudrosi sipërfaqen e formës me grafit.
3. fig. E paraqit diçka ndryshe nga ç'është, duke e zbukuruar për t'ia fshehur të metat, anët e këqija etj.