PUFKË f. bised.

1. Flluskë me ujth që bëhet në lëkurë. Iu bënë duart me pufka. I plasën pufkat.

2. Flluskë që bëhet në gjethet e disa bimëve; pjesë e fryrë; bullungë, xhungë. Duhani ka çuar pufka. Iu bë një pufkë në ballë.

3. Pikë uji, loti etj. Pufkat e lotëve.

4. Pupagjel. Pufka misri.

5. Shtëllungë e vogël tymi, pluhuri etj. që ngrihet menjëherë. Pufkat e tymit (e pluhurit). Ngriti ca pufka të vogla.

6. Mafishe. Hëngri një pufkë.

7. Mushkëri. I pëlqenin pufkat e shqerrave.

8. Pufe për t'u ulur.

9. përd. mb. I fryrë si flluskë. I ka sytë pufkë.


PUFKË mb.

Fyrbe (për arrat). Arrë pufkë.