PULPË f.

1. Pjesa e mishtë më e trashë që është prapa kërcirit të këmbës nga leqet e poshtë. Me pulpa të forta (të mbushura). Pulpat e këmbëve. E mori plumbi në pulpë.

2. Mollëza e gishtit. Pulpa e gishtit. E fshiu me pulpat.

3. Pjesa e tultë e gjirit të bagëtive, ku mblidhet qumështi; gjiri i bagëtive. Pulpat e lopës (e deles).

4. anat. Ind i butë lidhës, në pjesën e brendshme të dhëmbit, nëpër të cilin kalojnë enë gjaku dhe nerva; mishi i dhëmbëve. Pulpa e dhëmbit. I është dëmtuar pulpa.

5. Pjesa e tultë e pemëve, e perimeve etj.; tul pemësh a perimesh që përpunohet për ëmbëlsira, për konservim etj. Pulpa e domateve (e thanave, e panxharit). Tharmëtimi i pulpës.