PUNËDHËNËS m.

1. Ai që i jep dikujt një punë a një detyrë duke e paguar për të (zakonisht sipas një kontrate a një marrëveshjeje). Kontrata me punëdhënësin. Kërkesat e punëdhënësit.

2. Pronar kapitalist që merr në punë punëtorë me pagesë për një kohë të caktuar dhe i shfrytëzon për të përvetësuar mbivlerën. Përfaqësuesi i punëdhënësit. Interesat e punëdhënësve.

3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Ndërmarrja (sipërmarrja) punëdhënëse. Pronar punëdhënës.