PUNËDORE f.

1. Puna që bëjnë zakonisht gratë me gjilpërë, me grep etj., ajo që bëhet me këtë mënyrë. Ka mësuar punëdore. Vajzat nxorën punëdoret.

2. Puna që bëjnë nxënësit e tetëvjeçares me një letër të posaçme të ngjyrosur, të cilën e presin me gërshërë dhe e ngjitin për të bërë figura të ndryshme e për të fituar shprehitë e punës, ndjenjën e së bukurës etj.; lënda mësimore që përfshin këtë punë; figura që krijojnë nxënësit me këtë mënyrë. Ora e punëdores. Fletore punëdoreje. Letër për punëdore. I dha punëdoren mësueses. Mori «dhjetë» në punëdore.