PUNISHTE f.

Ndërmarrje e vogël për prodhimin e sendeve për përdorim të gjerë; repart i vogël pune pranë një uzine a kombinati ose fabrikë e vogël; ndërtesa e këtij reparti a e kësaj ndërmarrjeje të vogël. Punishte shkollore (mësimore). Punishte bulmeti (akulli). Punishtja e qumështit (e frutave, e duhanit). Punishtja e verës (e rakisë). Punishtja e pastave (e ëmbëlsirave, e makaronave). Punëtorët e punishtes. U hap një punishte. Hyri në punishte.