PUNONJËS m.

Ai që punon në një ndërmarrje, në një kooperativë, në një institucion etj.; ai që rron me të ardhurat që ka nga puna e vet, ai që mbahet me djersën e vet. Punonjësit mësimorë. Punonjës shkencor. Punonjësit e qytetit e të fshatit. Punonjësit e ndërmarrjes (e administratës, e tregtisë). Punonjësit e bujqësisë (e transportit, e minierave, e ndërtimit, e naftës). Punonjësit e arsimit (e shkencës, e kulturës, e shtypit). Punonjës i aparatit. Punonjës me përgjegjësi. Edukimi ideopolitik i punonjësve.


PUNONJËS mb.

1. Që punon në një ndërmarrje, në një kooperativë, në një institucion etj.; që rron me të ardhurat që ka nga puna e vet. Masat punonjëse. Fshatarësia punonjëse. Kolektivi punonjës. Inteligjencia punonjëse.

2. Punëdashës, punëtor. Popull punonjës.