pupë
PUPË I f. bised.
1. Tufë e vogël prej diçkaje; xhufkë. Pupa pambuku. Pupa bari (duhani). Fes me pupë. Shami me pupa.
2. Veshul, bistak. Pupë rrushi.
PUPË II f. bised.
1. Kërcim me të dyja këmbët të bashkuara. E kapërceu me dy pupa. E arriti me dy a tri pupa e arriti shpejt.
2. Mënyrë vrapimi me këmbë të bashkuara, duke hedhur në fillim dy të parat pastaj të prapmet (për kuajt). E ka lëshuar kalin në pupë.
3. Hap. I ka pupat të gjata.
PUPË III f. kryes.
Këpucë të vogla e të buta për foshnja, zakonisht prej lëkure të hollë a prej cohe. Pupa të bardha. Një palë pupa. I mbathi pupat fëmijës.
PUPË IV f.
1. Pjesa e prapme e anijes a e barkës, kic. Pupa e anijes (e vaporit, e lundrës). Qëndronte në pupë. E ka erën në pupë.
2. Pjesa më e ngritur në bordin e një anijeje. Velat (kabinat) e pupës. U ngjit (doli) në pupë.
3. Pjesë e ngritur e një mjeti, ku zakonisht ulen. Pupa e karrocës. U ul në pupë.
4. fig. bised. Rregull, terezi. E ka në pupë me të. I kishte punët në pupë.
- Është çuar në pupë është bërë mendjemadh, i është rritur mendja.
PUPË V f. zool.
Pupëz.
PUPË VI f. biol.
Larva e disa kandrrave, e mbështjellë me një fshikëz të mbyllur; fshikëza e vogël e larvës së këtyre kandrrave. Faza e pupës. Dimëron në pupë.