pupëz
PUPËZ f.
1. zool. Zog shtegtar me trup sa të pëllumbit, të mbuluar me pupla të ndritshme e ngjyra-ngjyra, me sqep të gjatë e të hollë dhe me një xhufkë në kokë. Kënga e pupëzës. Pupëzon pupëza.
2. zool. Çafkëlore.
3. Xhufka që kanë disa shpendë në kokë, kaçuler. Pupëza e çafkëlores. Zog me pupëz.
4. Xhufkë, pupë. Pupëza e flokëve. Kësulë me pupëz. Shall me pupëza.
5. Gonxhe, bulë. Çeli pupëza.