puqem
PUQEM vetv.
1. Afrohem sa të takohem me trup me dikë tjetër dhe rri ngjitur me të; vet. veta III puthitet, bashkohet diçka me një tjetër. U puqën në stadium. Dërrasat mezi u puqën. Qepallat i ishin puqur. Duket sikur qielli puqet me tokën.
2. kryes. veta III fig. Përputhet me një tjetër, pajtohet; shkon mirë me dikë, është i përshtatshëm për të (për njerëzit); merrem vesh, bie në ujdi me dikë. Nuk u puqen karakteret. U puqen mendimet. Kjo nuk puqet me atë që the. Ata puqen me njëri-tjetrin. Nuk qëndroi (iku), sepse s'u puq me të. Nuk u puqën në hesap (në pazar).
3. Pës. e PUQ.
- U puqen fitilat shih te FITIL,~I. S'u puqen pipëzat nuk merren vesh njëri me tjetrin, nuk shkojnë mirë. Nuk u është puqur lëngu me thelë shih te LËNG,~U. U puq (u poq) qielli me detin shih te QIELL, ~I. Kur të puqet (të bashkohet, të takohet) qielli e toka (qielli me tokën) iron. shih te QIELL, ~I.