PURITANIZËM m.

1. hist., fet. Lëvizje fetare e politike e borgjezisë angleze në shek. XVI-XVII, që drejtohej kundër feudalizmit dhe absolutizmit mbretëror dhe që kishte si qëllim kryesor pastrimin e kishës anglikane nga ritet e ceremonitë e kishës katolike. Ithtar i puritanizmit.

2. libr., keq. Qëndrim shumë i rreptë dhe i ngurtë ndaj normave e rregullave të vendosura; ruajtja me fanatizëm dhe me rreptësi të tepruar e gjithçkaje që duket si e drejtë, e rregullt, e mirë etj. Shfaqje puritanizmi.