PURPUR m.

1. Lëndë e posaçme në ngjyrë të kuqe të ndezur, që përdoret për të ngjyer; ngjyra e kuqe e ndezur ose e kuqe e mbyllur por e ndritshme. Ngjyej në purpur. Purpur i ndezur.

2. Pëlhurë a cohë e kushtueshme me ngjyrë të kuqe të ndezur a të mbyllur; vjet. veshje e sipërme e bërë me këtë cohë, të cilën zakonisht e mbanin mbretërit, oborrtarët e lartë e pasanikët e mëdhenj. Rroba purpuri. Hodhi krahëve purpurin.