purtekë
PURTEKË f.
1. Thupër e hollë dhe e drejtë që përdoret për të thurur një gardh, një lesë etj.; shkop i gjatë e i drejtë që përdoret për të shkundur arrat, për të shirë fasulet etj. Purteka të njoma. Purtekë thane (shelgu). Purtekat e gardhit. Purteka e ullinjve. Preu ca purteka. I vuri një purtekë.
2. Shufër prej metali a prej diçkaje tjetër. Purtekë bakri (hekuri). Purteka e peshores. Besa e shqiptarit si purteka e arit. fj. u.
3. krahin. Shtizë për të thurur çorape, triko etj.
4. bised. Goditje me thupër. I dha ca purteka këmbëve. Bjeri nja dy purteka!
- Dridhet si purteka në ujë i ka hyrë drithma, ka shumë frikë.