PUSH m.

1. Tërësia e qimeve të shkurtra, të holla e të buta, që u dalin njerëzve në duar, në këmbë ose në trup; tërësia e puplave shumë të vogla e të buta që kanë shpendët në lëkurë. Push i verdhë. Pushi i faqeve. Pushi i zogjve. I mbuluar me push. S'ka push në faqe.

2. Tërësia e fijeve të shkurtra, të holla, të buta e të dendura që mbulojnë një stof a pëlhurë në të dyja anët ose në njërën anë; fije të imëta që mbeten nëpër makina ose bien në tokë gjatë punimit të pambukut, të leshit etj. Push i butë. Pushi i pambukut. Pushi i kadifesë. Stof me push. Batanije (qilim, shall) me push. I ka rënë pushi.

3. Tërësia e fijeve të imëta e të buta që mbulojnë gjethet a kërcellit e disa bimëve ose kokrrat e disa pemëve (si pjeshka, ftoi etj.). Pushi i gjetheve. Pushi i pjeshkës (i ftoit). I hoqi pushin.

4. Myshk, lëmashk. Pushi i drurit. Pushi i gurëve.

5. bised. Hi i imët mbi një thëngjill të ndezur; hiri i cigares. Pushi i thëngjijve. Pushi i cigares. E dogji pushi.

  • Bar pushi bot. shih te BAR,~I I.