pushtetshëm
PUSHTETSHËM mb.
1. Që ka pushtet mbi dikë a mbi diçka; i plotfuqishëm; që ka prirje a që e ka zakon të japë urdhra, autoritar. Njeri (prind) i pushtetshëm. Është bërë i pushtetshëm.
2. Që nuk mund të kundërshtohet; që shpreh pushtetin që ka dikush a diçka ndaj dikujt a diçkaje tjetër; nënshtrues. Fjalë të pushtetshme. Vështrim i pushtetshëm. Në mënyrë të pushtetshme.