PUTHITEM vetv.

1. vet. veta III. Takohet e puqet një send ose njëra faqe e tij me një tjetër në të gjitha pikat; rri ngjitur pas trupit a pas diçkaje tjetër. U puthitën mirë dërrasat. Iu puthit tapa. I puthitet për trup fustani (bluza, fundi).

2. fig. Pajtohem me një tjetër në mendime etj.; përputhem; vet. veta III është njëlloj me një tjetër, i përgjigjet plotësisht diçkaje, përputhet. Puthitemi në mendime. Nuk puthiteshin thëniet e dëshmitarëve.

  • Janë puthitur çetelja me çetelen keq. shih te ÇETEL/E,~JA.