pyjor
PYJOR mb.
1. Që ka të bëjë me pyjet, që lidhet me pyjet; që u përket pyjeve, i pyjeve; që kalon nëpër pyje. Drurë pyjorë. Pasuritë pyjore. Rrugë pyjore.
2. Që ka të bëjë me dijen për pyjet, që lidhet me njohuritë teorike e praktike për pyjet ose që jep këto njohuri; i pyjeve, i pylltarisë. Teknikumi pyjor. Shkolla e mesme pyjore.