qëllimor
QËLLIMOR mb.
1. libr. Që ka të bëjë me një qëllim të caktuar, që lidhet me një qëllim të caktuar. Përdorim qëllimor. Lidhje qëllimore.
2. gjuh. Që lidh një fjali të varur, e cila tregon qëllim, me një fjali drejtuese (për lidhëzat që, me qëllim që, në mënyrë që); që lidhet me lidhëza të tilla dhe tregon qëllimin e veprimit të shprehur në fjalinë drejtuese (për fjalitë). Lidhëz qëllimore (p. Doli që të blejë disa libra). Fjali qëllimore (p.sh. Që të dish, duhet të mësosh).