QËLLUAR f.

Goditje me grusht, me armë a me diçka tjetër; e shtënë, gjuajtje; zhurma që lëshon kjo goditje. E qëlluar sëpatë. E qëlluar pushke (mitralozi). U dëgjua një e qëlluar. E rrëzoi me të qëlluarën e parë.


QËLLUAR as.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve QËLLOJ, QËLLOHEM. Të qëlluarit me armë (me gurë).

2. Mundësi e rastit, rastisje. Me të qëlluar me rast, si të rastisë.


QËLLUAR mb.

Që ka dalë shumë mirë, që është bërë bukur e në rregull; që është thënë në mënyrë të përpiktë e me vend (për fjalën); i goditur. Vepër e qëlluar. Këngë e qëlluar. Fjalë (shprehje) e qëlluar. Ka dalë e qëlluar.