QËNDIS kal.

1. edhe jokal. Zbukuroj një pëlhurë a një rrobë duke i bërë me gjilpërë ose me makinë lule, ojna e figura të tjera zbukurimi me fije ngjyrash të ndryshme. Qëndis me gjilpërë. Qëndis me dorë (me makinë). Qëndis në gjergjef. Qëndis me lesh (me ar). Qëndis një mbulesë (një shami, një jakë). Penj për të qëndisur.

2. Bëj një lule, një ojnë ose një figurë zbukurimi mbi një pëlhurë a rrobë me gjilpërë ose me makinë. Qëndis një lule. Qëndis një shkronjë.

3. fig. Punoj ose bëj diçka shumë bukur; e zbukuroj diçka. E qëndisen arën (fushën). E kishte qëndisur tavanin. Një medalje i qëndiste gjoksin.

4. fig. bised. Shkruaj në mënyrë të lidhur mirë, bukur, rrjedhshëm e me fjalë të goditura një letër, një artikull a diçka tjetër. E kishte qëndisur letrën (artikullin, referatin). I qëndisi një fletërrufe. Ia qëndisi të gjitha ia tha të gjitha ç'kishte, iu zbraz mirë.

  • Ia qëndisi në lule të ballit shih te LUL/E,~JA.


QËNDISET Pës. e QËNDIS.