QËNDISJE f.

1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve QËNDIS, QËNDISET. Qëndisja e flamurit (e jakës). Kurs për qëndisje. Reparti i qëndisjes. Penj për qëndisje. Makinë për qëndisje. Gërshërët e qëndisjes.

2. Diçka e qëndisur, qëndismë. Qëndisje të bukura. I tregoi qëndisjet.

3. Mjeshtëria e të qëndisurit, qëndistari; mënyra si është qëndisur diçka. Qëndisje artistike.